Juventusi do të paguajë 400 mijë euro dëmshpërblim pas humbjes në finale nga Real Madridi.
Vetëbesimi ishte i madh te Juventusi para finales së Ligës së Kampionëve, siç ka thënë kapiteni, Gianluigi Buffon “ndoshta edhe i tepruar”.
Besoni ose jo, Juve, që fituan Serine A dhe Kupën e Italisë, ishin bërë gati të festonin tripletën, për herë të parë në histori të klubit.
“Football-Italia” raporton se klubi kishte organizuar një ndeshje që do t’i kushtonte më shumë se një milionë euro, për të festuar triumfin në Champions.
Por, edhe një herë ëndrra për të triumfuar pas 21 viteve, u shua, kësaj radhe Real Madridi, që e mposhti “Zonjën e Vjetër” 4:1, me dy golat e Cristiano Ronaldos, një Casemiro dhe Marco Asensio që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas humbjes nga Real Madridi, Juve u detyrua të anulojë ndejën e organizuar në Torino dhe depozita prej 400 mijë eurove ishte e pakthyeshme.