Ç’lëmsh në Premier: Lojtarët nuk duan të luajnë, klubet duan stadiumet e tyre!

Njëri i bie gozhdës, e tjetri patkoit. Kështu mund të quhen hallet e kampionatit anglez, ku u mbajtën dy takime mes drejtuesve të Premier Ligës dhe klubeve, por ku gjendja mbetet dramatike. Futbollistët nuk dëshirojnë të zbresin në fushë, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, ndryshe nga lojtarët e Bundesligës që nuk e kanë bërë kaq të madhe. Nga ana tjetër, këta lojtar (ose, të paktën një pjesë e tyre), kanë bërë namin për të mos humbur asnjë “peni” nga paratë e tyre sipas kontratave, ndonëse ato kontrata janë firmosur që ata të luajnë. Pra, ose të pranojnë të luajnë e të marrin paratë, ose të dorëzohen dhe të pranojnë të paguhen më pak!

Edhe klubet kishin dy probleme. i pari ka të bëjë me stadiumet, pasi dy të tretat nuk ishin dakord që të luanin në fusha asnjanëse. Kjo, sepse kanë kontrata sponsorizimi dhe kanë frikë se do të detyrohen të kthejnë mbrapsht miliona paundë stërlina. Shqetësimi tjetër ka të bëjë me klubet e vendeve të fundit, të cilët Premier Liga i ka paralajmëruar se do të rrëzohen nga kategoria në bazë të meritës. Këta do të donin që tabela të “ngrihej”, dhe të mos zbriste kush poshtë.

Sfidanti.al