Fantazi pa kufij; FC Copenhagen kthen stadiumin në shkollë për 200 nxënës

Pandemia covid-19 ka ndryshuar ritualet  e të gjithë botës dhe këtu përfshihet edhe futbolli.. Në Danimarkë po bëhen përpjekjet për rifillimin e një jete të re dhe klubet e futbollit janë ndër më aktivet teksa kërkojnë zgjidhje të reja. Nëse Aarhus dëshiron të sjellë në stadium me Zoom, FC Copenhagen ka ndërmarrë një nismë unike në llojin e saj duke i shndërruar tribunat e stadiumit ‘Telia Park’ në banka shkolle në qiell të hapur. Kështu në javët e ardhshme nxënësit e shkollës ‘Øster Farimagsgades’ do të studiojnë në stadium.

‘Jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë shkollat e Kopenhagenit dhe bashkinë për të përballuar një sfidë të vështirë dhe në të njëjtën kohë, mezi presim të shohim shumë fëmijë të lumtur këti-tha Drejtori i klubit danez, që administron stadiumin, Lars Bo Jeppesen-kemi përgjegjësibë që të gjejmë zgjidhje krijuese në një moment kaq të vështirë’.

Dita e shkollës nisi me orët e mësimit të klasave të katërta dhe të pesta elementare me nxënësit që kënduan himnin kombëtar përpara se të hynin në sallën VIP për të marrë mësimet e tyre në ‘klasa’ me pamje nga fusha e gjelbër e futbollit’.

Sfidanti.al