Imagjinoni dy skuadra futbolli që bëjnë të gjithë testet e kërkuara dhe të duhura. Që luajnë në një stadium të kontrolluar dhe të dezinfektuar nga koronavirusi. Në këtë stadium, gjithsesi, gjatë një ndeshjeje të Bundesligës, lojtarët nuk duhet të përshtyjnë, të tokin duart pas golave! Kjo gjë e habit Stefan Efenbergun, ish-kapitenin Bajernit të Mynihut, i cili e quan rregull absurd. “Përderisa ata kanë bërë testet dhe kanë dalë negativë, për çfarë duhet distancimi? – thotë ai, – në fund të fundit, futbolli është sport me duele, do të ketë goditje këndi, goditje dënimi. Si do të bëhet?”
Efenbergu shikon të favorizuar Bajernin në “ndeshjet fantazmë”. “Bavarezët nuk e kanë problem të luajnë pa tifozë, apo edhe me tifozë kundër, – shprehet ish-mesfushori, – problem do ta kenë ekipe si Dortmundi apo Frankfurti. Borusia nuk do të ketë “Murin e Verdhë”. Unë e di sesa e vështirë është të luash atje”. Problem më vete Dresdeni. “Të jesh 14 javë në karantinë, pa u stërvitur dhe pastaj të luash, është një minus i madh, i papërballueshëm në futboll”, – theksoi Efenbergu.
Sfidanti.al