Blutë’ e Londrës kanë barazuar 1:1 në ‘Turf Moor’, me vendasin e Burnleyt, në kuadër të javes së 25-të.
Liderët e Premierligës e nisën mirë takimin, kur pas një kundërsulmi të shpejtë gjetën rrjetën, kur shënuan me anë të Pedros.
Vendasit u rikthyen në lojë, duke barazuar nga gjuajtja e lirë nëpërmjet Brady, në minutën e 24-të.
Pas këtij barazimi, Chelsea kryeson në Premierligë me 60 pikë, dhjetë më shumë se Tottenhami i vendit të dytë.