Çelsi papritur sfidon Liverpulin e Junajtidin, 140 milionë për Sançon!

E sigurt është vetëm që ai nuk pritet të vazhdojë në Dortmund për një kohë të gjatë. Ndoshta vera e ardhshme mund të jetë e fundit në Gjermani për Xhejdën Sançon, i cili ka futur në garë klubet kryesorë të Premier Ligës. Anglezi 19-vjeçar pritet të kthehet në vendin e tij, ndërsa Çelsi ka dalë si mëtues i ri, në krah të Liverpulit, Mançester Junajtidit dhe (të mos harrojmë) Mançester Sitit.

Tabloidet në Londër shkruajnë se Frenk Lampard është gati të japë 120 milionë paundë stërlina, që do të thotë gati 140 milionë euro. Çelsit i është hequr “embargoja” për blerje nga ana e FIFA-s dhe kërkon të forcohet. Junajtid mbetet në garë, por Liverpuli ndoshta nuk do të jetë dakord të shpenzojë kaq shumë. Mançester Siti, ndërkaq, kërkon të shfrytëzojë faktin se ka qenë klubi mëmë i Sanços, pra gara pritet të jetë e ashpër.

Sfidanti.al