Çelsi në Europa Ligë; Hazard dhe Kurtua sërish në merkato?

Dështimi i Çelsit në objektivin e tij për titiullin e Premier Leagues dhe më pas të kualifikimit në Ligën e Kampioneve ka bërë        që dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të vihen në qendër të zërave të merkatos dhe bëhet fjalër për Eden Hazard e Tibo Kurtua. Portieri belg ka një kontratë me Blutë deri në 2019, por nuk ka rinovuar ende atë, që do të thotë se probabiliteti që ai të  lërë kryeqytetin anglez është shumë i madh. Mbetet për të parë se farë do të bëjë Çelsi që padyshim nuk do të dojë ta humbasë Kurtua me parametra zero. Kurtua ka një vlere në merkato prej 60 milionë Eurosh dhe portieri nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Londra  me destinacion të mundshëm Realin e Madridit.

Por klubi merenges ka vënë në shënjestrën e tij edhe Eden hazard, pavarësisht zërave për përfshirjen e tij në operacionin e blerjes së Neymar. mesfushori i Çelsit ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe vlen 100 milionë Euro. Mungesa e Bluve në Ligën e Kampioneve e bën akoma më të mundur largimin e tij në drejtim të një skuadre tjetër ku përvec Realit të Madridit, ai që ka shfaqur interes për blerjen e kartonit të tij është edhe Mançester Siti.

sfidanti.al