Trump njohu Jeruzalemin kryeqytet, Beitar nderon presidentin e SHBA

SHBA hapi këtë të hënë ambasadën e saj në Jeruzalem, një proces që u bë pas vendimit të presidentit Trump për njohjen e tij si kryeqytet të Jeruzalemit. skuadra e Beitar Jeruzalem nuk ngurroi të përshëndesë vendimin dhe e tregoi mirëjohjen e tij duke ndryshuar emrin e skuadrës në Beitar ‘Trump’ Jerusalem. Në një komunikatë në rrjetet sociale, Beitar, 6 herë kampion i Izraelit, tha se Trump bëri një lëvizje kurajoze duke i dhënë fund pritjes 70 vjeçare të Jeruzalemit për njohjen ndërkombëtarisht dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit morën vendimin që në emrin e skuadrës të shtonin edhe mbiemrin e presidentit amerikan

Lajmi për përshëndetjen e vendimit të Trump për njohjen e Jeruzalemit nuk është aspak një surprizë. Beiter është një skuadër që nuk ka nënshkruar me asnjë futbollist arab, por c’është më e keqja, një pjesë e tifozerisë së saj ka një reputacion të keq për racizëm. Në vitin 2013, Beitari nënshkroi me 2 lojtarë myslimanë çeçenë të cilërt u bënë objeklt sulmesh e fyerjesh raciste nga tifozët me këta të fundit që nuk i kursyen këto sulme as ndaj drejtuesve të vetë klubit

sfidanti.al