Juventusi kampion; statistikat spektakolare të bardhezinjve

Juventusi vazhdon hegjemoninë e tij në futbollin italian.Zonja e Vjetër siguroi titullin  e 7 radhazi në serinë A edhe pse kampionati ka edhe një javë të fundit për të luajtur. me këtë sukses Juventusi vendosi një rekord të ri për futbollin në vendin e Apenineve, një rekord që shoqërohet edhe me të dhëna të tjera që tregojnë superioritetin e dukshëm të Zonjës së Vjetër kundrejt rivalëvë të saj

Juventus në këtë sezon ka 22 ndeshje të fituara, shifër të cilën ajo e arriti edhe në sezonert 2013/14 dhe 2015/16, ndërkohë që edhe Milani e ka regjistruar këtë statistikë në 1993/94. 92 pikë ka grumbulluar Juventusi shifër që mund të shkojë në 95 këtë fundjavë, kuotë që gjithsesi nuk e kalon atë të 2013/14 kur Juventusi e mbylli kampionati me 102 pikë e as atë të Interit në sezonin 2006/07 me 97 pikë.

Juventus ka 29 fitore në këtë sezon të Serisë A, statistikë që është inferiore vetëm kundrejt asaj të bardhezinjvë të sezonit 2013/14 me 33 fitore dhe të Interit në 2006/27 me 30 fitore.

sfidanti.al