Pjesëtari i përfaqësueses belge, Eden Hazar, gjatë verës, ka qenë objektiv kryesor i disa klubeve të mëdhenj, midis tyre edhe i Realit të Madridit, por, në fund të fundit, ai mbeti te Çelsi. Pavarësisht nga ofertat shumë të majme që erdhën në adresë të Çelsit, ky i fundit i refuzoi të gjitha ato, duke treguar se nuk kishte ndërmend që ta shiste atë.
Para disa ditësh, Hazari deklaroi se ai e ndjente veten mjaft mirë në klubin e Londrës dhe se nuk e ndjente nevojën që të largohej nga “Stemford Brixhi”. Ndërkohë, krerët e Çelsit nxituan dhe i kanë bërë gati futbollistit të tyre më të mirë një kontratë të re më të pasur. Nëse Azari do ta vendosë firmën në kontratën e re që do të ketë një kohëzgjatje deri më 2013, atëherë, ai do të fitojë 300 000 sterlina në javë. I vetmi problem për futbollsitin belg është kohëzgjatja e kontratës, pasi ai do që ajo të jetë nën pesë vite.
Sfidanti.al