Rakitiçin nuk e tundin milionat nga Barcelona, ku tjetër do ta gjente parajsën

Barcelona, sipas informacioneve jozyrtare që i ka publikuar gazeta “Marka”, tanimë ka arritur marrëveshje me Ivan Rakitiçin rreth nënshkrimit të kontratës së re me mesfushorin kroat, emri i të cilit është lidhur kohët e fundit me PSZH-në. Sipas “Markës”, klubi katalonjas as që e mori në shqyrtim ofertën e klubit francez të mësipërm, ndërkohë që pritet që kryesia e klubit barcelonas t’ia ngrejë atij pagën, kur Rakitiçi të nënshkruajë kontratën e re.
Sipas informacioneve më të fundit, klauzola e tij e blerjes prej 125 milionë eurosh nuk do të përbëjë problem për ndonjë klub të madh, por problem është se vetë Rakitiçi ka dëshirë që të qëndrojë te Barcelona.
Ivan Rakitiçi është një nga lojtarët kyç të Barcelonës, qëkur ai ka ardhur më 2014 në klubin katalonjas, duke marrë pjesë në fitimin e tre titujve në Primera, të katër trofeve të Kupës së Spanjës, si edhe të një titulli në Ligën e Kampioneve. Ai ka luajtur me klubin katalonjas në 200 ndeshje.
Sfidanti.al