Ka ardhur koha që Totenhemi të fitojë trofe, duke qenë se futbollistët e tij po u afrohen viteve më të mira të karrierës së tyre dhe ata nuk do të bëhen më të rinj, deklaroi sulmuesi kryesor i këtij ekipi, Hari Kein.
“Ne kemi bërë hapa të mëdhenj brenda një kohe të shkrutër dhe i vetmi objektiv në rrugën tonë tani është fitimi i një trofeu. Është e sigurt se ne nuk do të bëhemi më të rinj. Tanimë, ne kemi përvojë dhe duhet të fitojmë. Këtë ne duhet të bëjmë tani”, theksoi Keini, duke shtuar: “Ne tani ndodhemi afër formës sonë më të mirë. Trajneri ka pesë vite këtu me neve, ndërkohë që edhe shumë prej nesh kanë këtu një kohë relativisht të gjatë. Ne njihemi shumë mirë njeri me tjetrin si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, vuri në dukje ai.