Një nga trajnerët më fitues të botës, për të gjitha kohët, është në një nga momentet më të vështirë të karrierës. Nuk dihet nëse do të ndodhë ajo që profetizoi ish-ylli i Junajtidit, Li Sharp, pra që Zhoze Murinjo do të shkarkohet deri në Krishtlindje, por gjithsesi momenti është negativ.
Mediat britanike, saktësisht “Deili Meil”, e fotografoi bosin e “djajve të kuq”, ndërsa mbërrinte në Hotel “Louri” ku qendron në Mançester, me njërin nga punonjësit e hotelit që kishte dalë me çadër për ta mbrojtur nga shiu i verës. Thënia poshtë fotos ishte e qartë: Zhoze, nga shiu i verës mund të të mbrojnë me çadër, por si do të mbrohesh nga stuhia që po grumbullohet mbi kokën tënde tek Mançester Junajtidi?!
Sfidanti.al