Një trofe e tre disfata, Kimih edhe më i uritur tek Bajerni!

Xhoshua Kimih është duke vrapuar si i çmendur në stërvitje, apo nëpër ndeshje, në këtë fillim sezoni. Trajneri i tij i ri tek Bajerni, manjaku i fitnesit Niko Kovaç, është shumë i lumtur me mbrojtësin e majtë, ndërsa synimet dhe dëshirat janë për të fituar gjithçka. Natyrisht është vetëm fillimi, dhe 23-vjeçari kuptoi se në futboll dështimet mund të jenë të shpeshtë, të papritur dhe padyshim të hidhur.

“Në prill ne mendonim për të fituar të tre titujt (me Bajernin), – shprehet ai, – në fund ia dolëm vetëm me njërin (Bundesligën). Kur humbëm finalen e Kupës, u zemërova shumë, ndërsa më pas erdhi zhgënjimi i madh në Botërorin e Rusisë”.

Kimih tregon sesa i madh ishte dëshpërimi, ishte “total”, por gjithsesi, një djalë i ri si ai nxorri disa mësime. “Çfarë do që të ndodhë, unë jam në dy prej skuadrave më të forta të botës, – thekson ai, – tek Bajerni dhe tek Gjermania, ndaj ambicia ime është shumë e madhe për të ardhmen”.

Mbrojtësi i majtë, në aspektin personal, po ia kalon edhe paraardhësit të tij të shquar, Filip Lahm, por ish-kapiteni ka arritur dy suksese që ai ende mund t’i shohë vetëm në ëndërr, ka fituar Championsin dhe Kupën e Botës.

Sfidanti.al