Trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, vuri në dukje se ai ka në plan që ta lejë cigaren, deri sa të jetë në krye të këtij klubi londinez, por dyshon se kjo shprehi do t’i kthehet përsëri. Mbas ndeshjes me Arsenalin, gazetarët e pyetën Sarin, nëse ai kishte nevojë për cigare mbas asaj pjese të parë eksituese. Trajneri italian tha se më shumë ai kishtë nevojë për pushim.
“Më shumë, unë kisha nevojë për pushim sesa për cigare. Unë do ta lej cigaren një deri në dy vite dhe, më pas, do ta filloj përsëri”, tha Sari që, në fakt, pi deri në 80 cigare në ditë, kështu që ai do ta ketë të vështirë që të heqë dorë nga kjo shprehi e tij.
Sfidanti.al