Çelsi, Markos Alonso e peson, 3 ndeshje pezullim

Markos Alonsos i kushtoi faulli i kryer  ndaj Shejn Long ne ndeshjen me Sauthempton qe Çelsi e fitoi me rezultatin 3-2. Mbrojtesi spanjoll u denua me 3 ndeshje pezullim per kete faull qe ne te vertete askush ne fushen e lojes nuk e pa dhe hetimet u bene ne baze te proves televizive.

Ky denim e le Markos Alonson jashte ndeshjes qe Çelsi do te luaje serish ndaj Sauthempton kete radhe ne gjysmefinale te Kupes se Anglise. Po keshtu Markos Alonso nuk do te luaje as ne ndeshjen me Suonsin. Alonso u mbrojt duke thene se nderhyrja e tij nuk ishte e ashper, por pamjet filmike hodhen poshte pretendimin e tij.

Edhe trajneri i Sauthempton shprehu ankesat e tij per faullin e Alonsos duke thene se nese arbitri do te kishte pare episodin do ta kishte ndeshkuar lojtarin e Çelsit dhe skuadra e tij mund te mos e kishte humbur kete sfide.

Sfidanti.al