Bolt, nëse je më i shpejti, topi është botë tjetër …

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, më shumë se një herë, është përpjekur që t’i ofrohet Mançester Junajtidit që të veshë bluzën e këtij të fundit, por, tani, më në fund, ai mori një ofertë konkrete që të tregojë se çfarë di të bëjë me topin në fushën e blertë. Bartoni që konkurron në ligën e dytë më të fortë të Anglisë, Championship, i ka dërguar një ofertë sprinterit xhamajkan që ai të vijë të provohet dhe, nëse ai i përmbush të gjithë kushtet, të nënshkruajë kontratë dhe të fillojë të luajë futboll.

“Ne jemi shumë të interesuar për të dhe jemi të bindur se trajneri ynë do t’i japë atij mundësinë që ai të tregojë se çfarë di që të bëjë në fushë. Që të luash në Championship, nuk është e thënë që të zotërosh ndonjë talent të veçantë”, thotë presidenti i Bartonit, Ben Robinsoni.

Tani, pritet vetëm përgjigja e Boltit, nëse ai do ta pranojë ofertën e Bartonit që, deri tani, është më konkretja që atij i është bërë lidhur me kalimin e tij në futboll. Sikurse dihet, para disa ditësh, ai u dha lamtumirën pistave të atletikës.

Sfidanti.al