Edhe Guardiola dhe Enrike – kandidatë për trajnerin e vitit?!

Federata ndërkombëtare e futbollit, FIFA, shpalli 12 emrat që do të konkurrojnë për trajnerin më të mirë gjatë sezonit 2016/17. Në listën në fjalë mungon emri i Klaudio Ranierit që fitoi, sezonin e kaluar, titullin e kampionit të Premier Ligës me Lester Sitin, por që, tani, është trajner i Nantës, dhe, duke pasur rezultatet e arritura, favorit kryesor për titullin e trajnerit më të mirë të vitit në botë është, sigurisht, Zinedin Zidane, pasi ai, vetëm gjatë tre muajve, fitoi La Ligën, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, kështu që duket se ai është, momentalisht, strategu më i mirë i futbollit në botë.

Në listë, ndodhen, me shumë të drejtë, Antonio Konte, duke qenë se me Celsin ai fitoi, vjet, në një mënyrë dominuese, Premier Ligën, dhe Leonardo Zhardim që, në krye të Monakos, “nënshtroi” Francën dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Në listë, ndodhen, gjithashtu, Tite i Brazilit dhe Joakim Lëvi i Gjermanisë.

Sidoqoftë, duket si e pajustifikuar përfshirja në këtë listë edhe të Pep Guardiolës që, për herë të parë në karrierën e tij, mbeti sezonin e kaluar pa ndonjë trofe, dhe të Luis Enrikes që fitoi vetëm Kupën e Spanjës.

Sfidanti.al