Trajnerit kroat, Sllaven Biliç, iu dha edhe një shans tjetër, më saktë, i fundit që ai ta zgjojë nga gjumi ekipin e tij të përgjumur të Uest Hemit, mbas një starti të dëshpëruar të sezonit të ri të Premier Ligës angleze. “Cekanët” i kanë humbur të tria ndeshjet e para, duke pësuar, madje, 10 gola, duke bërë që tifozët e këtij ekipi të kërkojnë shkarkimin e Biliçit.
Në favor të një opsioni të tillë u shprehën edhe disa drejtorë të klubit, por ata që e drejtojnë atë vendosën që t’ia lënë ende timonin Biliçit. Në fakt, dje, në Londër, u zhvillua një “takim krize”, ku Sllo veni arriti që t’i bindë drejtuesit e mëdhenj të klubit se ai e meriton një shans të ri që edhe iu dha atij. Sidoqoftë, mesazhi që mori trajneri kroat nga ai takim, është i qartë: ndeshja e radhës e Premier Ligës kundër Hadersfildit duhet të fitohet, sepse, përndryshe…
Sfidanti.al