Në qendrën spotive rekreative “Biljanini Izvori”, në një ceremoni solemne, dje, u shpërndanë çmime dhe mirënjohje me rastin e mbylljes së kampit veror futbollistik të parë të Barcelonës në Ohër, ku, gjatë shtatë ditëve, fëmijë të moshës 10-16 vjeçare, nga Maqedonia dhe Shqipëria patën mundësinë që të mësojnë vlerat e këtij klubi gjigant spanjoll.
“Është i pamatë gëzimi që të shohësh fëmijët, fytyrat e të cilëve i zbukurojnë buzëqeshjet dhe kënaqësia. Të tilla janë fytyrat e pjesëmarrëve të shkollës së futbollit të Barcelonës të njohur mirë anekënd botës. Dhe si të mos jenë të tilla fytyrat e fëmijve që, deri tani, kanë pasur mundësinë t’i shohin gjigantët e futbollit spanjoll vetëm përmes televizionit dhe rrjeteve sociale. Por, tanimë, nuk është më kështu. Gjatë ditëve të kaluara, ju patët mundësinë që të mësoheni dhe të përgatiteni nga trajnerë me emra të mëdhenj, pikërisht, nga ata trajnerë që kanë stërvitur yje të tillë futbolli, si Lionel Mesi, Pike, Rakitiç, Iniesta, Suarez, etj. Gjatë këtyre ditëve, ju mësuat për të fshehtat e mëdha të futbollit nga mjeshtrit e mëdhenj të futbollit. Shpresoj që, në të ardhmen, ju do ta vazhdoni këtë rrugë dhe, në një të ardhme jo të largët, do të bëheni pjesë të klubeve të mëdhenj të futbollit”, tha, midis të tjerave, kryetari i Bashkisë së Ohrit, Bakraçeski. Pjesëmarrësit në kampin veror të Barcelonës mësuan shumë gjera të vlefshme të shkollës barcelonase me famë botërore, “La Masia”.
Sfidanti.al