Atleti legjendar britanik zbulon se është gej, admuruesit pataksen!

Shumë vite mbas përfundimit të një karriere të shkëlqyer dhe që, momentalisht, punon si komentator specialist i Bi-Bi-Si-së, ish-vrapuesi legjendar britanik Kolin Xhekson zbuloi para medias se ai është gej. Ky sportist nga Uellsi që ka përfaqësuar Britaninë e Madhe, duke folur në një televizion suedez, tha se nuk kishte dashur që ta zbulonte, më parë, se ai është gej që një gjë e tillë të mos shfrytëzohej për synime sensacionale. Xheksoni vuri në dukje se të vërtetën e tij ai ua kishte zbuluar shumë kohë më parë prindërve të vet që e befasuan atë me mirëkuptimin që treguan.

Në botën e atletikës, Kolin Xheksoni mbahet mend si kampion i dyfishtë bote në garen e 110 metrave me pengesa, ndërsa ka qenë zotërues i rekordit botëror gjatë më shumë se 10 viteve. Xheksoni, gjithashtu, mban rekordin botëror në garën e 60 metrave me pengesa.

Sfidanti.al