Tifozët dhe simpatizantët e Barcelonës nuk janë aspak të kënaqur nga transferimi i Nejmarit te PSZH-ja, ndërkohë që deklarata e tij e fundit me siguri që do të bëjë që ata ta urrejnë atë edhe më shumë, por, nga ana tjetër, ai, brenda natës, u bë hero i tifozëve të Liverpulit. Portali brazilian “Estadao” bën të ditur se Nejmari e ka këshilluar bashkatdhetarin e tij, Filipe Kutinjo, që ai të mos shkojë në Barcelonë. “Në të ardhmen, ty, nuk do të vij keq për vendimin e Liverpulit për të mos lejuar që të shkosh te Barcelona”, thuhet se i ka thënë Nejmari Kutinjos.
Barcelona po tregohet këmbëngulëse që ta angazhojë futbollistin brazilian të lartpërmendur në radhët e veta, por “të kuqtë” nuk “po lëshojnë pe”. Ndërkohë, Kutinjo ka kërkuar edhe zyrtarisht që të trasferohet, por Liverpuli nuk po bindet dhe, deri tani, ai ka hedhur poshtë tri oferta, dy të fundit mbi 100 milionë euro, ndërsa kanë mbetur edhe gati dy ditë nga mbyllja e sezonit veror të transferimeve.
Sfdanti.al