Një “shok” i ri në Angli, Sançezi kërkon transferimin nga Arsenali!

Dita e djeshme solli të papritura jo të vogla në pazarin e transferimeve, pasi mësohet se Aleksis Sançezi kërkoi edhe zyrtarisht leje për t’u larguar nga klubi i Arsenalit. Ai, sikurse duket, mjaft i zhgënjyer nga humbja turpëruese (4-0) e Arsenalit ndaj Liverpulit, nuk ka dëshirë që ta realizojë vitin e fundit të kontratës së tij, kështu që po përpiqet që ta bindë kryesinë e klubit që ajo ta lejojë atë që të largohet pa përfunduar kontrata.

Mançester Siti po e pret me “krahë të hapur” futbollistin kilian. Në fakt, Guardiolës sulmuesit nuk i mungojnë, por, ai do të mund t’i gjejë vend Sançezit në sulm. Sidoqoftë, fakti që futbollisti i pakënaqur ka kërkuar leje që të largohet nga klubi, ka shumë mundësi që ta ulë çmimin e tij.

Sfidandti.al