Pas ‘betejës së shekullit’ me Floyd Mayweather, Conor McGregor mëson emrin e një sfidanti tjetër. Bëhet fjalë për Micheal Phelps i cili mëpërmjet rrjetit social Twitter i kërkoi luftëtarit të arteve marciale një përballje me të në garat e notit. ‘Të gjitha këto diskutime… A do të garosh edhe me mua?-shkruante Phelps, që tashmë është tëhequr nga garat e notit. Ajo që të bën përshtypje është se ky postim i sportistit që ka fituar më shumë medalje olimpike, ishte i shoqëruar edhe nga një fotomontazh argëtues ku ai shfaqet përballë McGregor me syzet e ujit. Postimi i ‘Peshkaqenit të Baltimorës’ bëri xhiron e botës dhe në vetëm pak orë fansat e tij bënë më shumë se 70 mijë ‘like’ dhe mbi 30 mijë ‘retweet’. Padyshim që një sfidë e tillë është më shumë në formën e shakasë, megjithatë përgjigjja nga McGregor për të pritet duke qenë se nuk do të ishte hera e parë që ai dhe Phelps do të përfshiheshin në një sfidë atipike. Në fakt, kampioni olimpik vetëm përpara pak kohësh sfidoi një peshkaqen të bardhë…
sfidanti.al