Lewis Hamilton te Ferrari? Britaniku nuk e përjashton mundësinë

A do të shohin tifozët e Ferrarit një ditë Hamilton të drejtojë Kokëkuqen italiane? Përgjigjja është; ndoshta dhe ai që jep atë është vetë piloti britanik. në një intervistë për Sky, Hamilton theksoi se ekziston mundësia që ai të drejtojë makinën legjendare të Formula 1 por kjo mund të ndodhë vetëm pas 3-4 vitesh. ‘Të drejtosh një makinë Ferrari është një ëndërr për të gjithë pilotët dhe këtu përfshihem edhe unë-tha Hamilton-Nuk e di nëse do të jem pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen. Mendoj se nëse kjo do të ndodhë, do të jetë pas 3-4 vitesh’. Ky pohim i Hamilton u bë pas rinovimit të kontratës së Sebastian Vettel me Ferrarin, ndërkohë që së fundmi kanë filluar të qarkullojnë zërat për rinovimin edhe të vetë Hamilton me Mercedes duke qenë se kontrata mes tyre përfundon në vitin 2018.

sfidanti.al