As mjeku më i mirë nuk di se çfarë të bëjë me Pogban?

Duket se punët për mesfushorin francez të Junajtidit, Pogba, nuk po shkojnë mirë, pasi dëmtimi i tij është mjaft i komplikuar, ndërkohë që edhe mjekët janë në dilemë, nëse ai duhet të operohet, apo ndaj tij duhet të përdoren metodat konservative.

As Sakari Orava, një nga kirurgët më të mirë në botë, kur është fjala për dëmtime të tillë, nuk është i sigurt: “Ishte e qartë se Usman Dembele duhej operuar, por, në këtë rast, puna qëndron ndryshe, sepse ky dëmtim i Pogbas është krijuar si pasojë e disa rrethanave, lodhje të muskujve dhe ndryshime e përmbysje të papritura, ndërkohë që truri i tij punon më shpejt sesa këmbët”, vuri në dukje mjeku i njohur japonez.

Nëse Pogba do të operohet, atëherë, atij do t’i duhet që të qëndrojë jashtë fushës më shumë se katër muaj, por është e sigurt se ai do të kurohej plotësisht. Nga ana tjetër, nëse ai nuk do të operohet dhe do të kthehet në fushë para kohe, atëherë, ka rrezik që ai të pësojë ndonjë dëmtim të ri. Pritet që vendimi përkatës të merret gjatë kësaj jave.

Sfidanti.al