Parisin “ e vdesin” paratë, a kushton 1 milion euro rebelimi i Kavanit

Një kapitull i ri u “shkruajt” në mosmarrëveshjet mes Edison Kavanit dhe Nejmarit. Sikurse pretendojnë disa mediume, futbollisti uruguaian ka hedhur poshtë një ofertë të pronarëve prej 1 (një) milion eurosh që penalltitë ai t’ia lejë që t’i gjuajë Nejmari i sapoardhur te PSZH-ja! Në kampiin e këti klubi parisien thuhet se, ditët e fundit, është arritur një marrëveshje se kush do t’i gjuajë penalltitë, duke qenë se Kavani dhe Nejmari u kapën njeri me tjetrin se kush do ta gjuante penalltinë në ndeshjen kundër Lionit. Ky, në fakt, ishte incidenti i tretë i këtij lloji, por edhe më i rëndi, duke pasur parasysh se zënka mes tyre vazhdoi edhe në dhomën e zhveshjes, ku ata “u kapën prej fyti”!

Sidoqoftë, tani, “El Pais” shkruan se në dhomën e zhveshjes së këtij klubi ndodhet një “bombë me sahat”, duke qenë se Kavani kundërshtoi oferën njëmilionshe të lartpërmendur. Sipas kësaj gazete, pronari i PSZH-së, Al Kelaifi, i ka premtuar sulmuesit uruguaian se atij do t’i paguhet bonusi prej 1 milion eurosh si golashënuesi më i mirë, pavarësisht, nëse ai do të jetë ose jo i tillë, vetëm që ta lejojë Nejmarin që të gjuajë penalltitë.

Sfidanti.al