Realit të Madridit, ndoshta, nuk po i ecën, kur është fjala për rezultatet e arritura dhe pozicionin e tij në tabelën e Primerës, por, kur është fjala për vazhdimin e bashkëpunimit më lojtarët e tij më të mirë, atij po i ecën mjaft mirë. Mbas Karim Benzemas, pritet që kontratën e re ta nënshkruajë edhe futbollisti i shkëlqyer, Marko Asensio, madje deri në vitin 2023.
Momentalisht, Asensio ka një kontratë, sipas së cilës ai duhet të qëndrojë te Reali deri më 2020. Ndërkohë, thuhet se detajet për kontratët e re të tij, tanimë, janë vendosur, midis tyre edhe klauzola e re e blerjes së tij prej 500 milionë eurosh, pra, nëse dikush do që të sigurojë shërbimet e tij para skadimit të kontratës, ai do të duhet që të paguajë shumën e madhe të lartpërmendur. Sa për kujtesë, spanjolli Asensio që është 21 vjeç, paraparakisht, gjatë bisedimeve, ka thënë se paratë për të nuk janë prioritet dhe se ai i ka kërkuar klubit që t’i sigurojë atij minutazh sa më të madh në fushë, të cilin ai, në fakt, edhe e meriton.
Sfidanti.al