Emil Forsberg nuk i kursen aspak paratë, kur është fjala për agjentin e tij, Hasan Cetinkaj. Para se të vinte në Gjermani, Emili luante diku në Suedi dhe meritë kryesore që ai, tani, luan me Lajpcigun, është e Hasanit. “Ai më solli këtu nga një qytet i vogël i Suedisë dhe unë, përjetësisht, do t’i jem atij mirënjohës për këtë”, thotë Forsbergu dhe si shprehje të mirënjohjes i bleu dhe i dhuroi agjentit të vet një… Ferrari.
Cetinkaj nuk donte që ta pranonte këtë dhuratë kaq të shtrenjtë, por, sidoqoftë, në fund, ai u detyrua që ta pranoi atë, pasi Forsbergu e kërcënoi se “do ta pushonte nga puna” si agjentin i tij!
Sfidanti.al