Montelës nuk i lejohen më gabime; Roma e Inter sfida vendimtare

Disfata e pësuar ndaj Sampdoria ditën e diel bëri që drejtuesit e Milanit të organizonin një takim me trajnerin Vincenzo Montella përpara seancës stërvitore, gjë që ata e bënë edhe përpara dy javësh pas humbjes së kuqezinvje me Lazion. Ishte ky takim një sinjal që tregon se klubi  nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e bërë në Marassi. ‘Këto humbje nuk duhet të konsiderohen si një rutinë-mësohet të ketë thënë Fassone-nuk ka asnjë alibi, kjo sjellje duhet të ndryshojë menjëherë’.

Ndërkaq Milani ka nisur përgatitjet për sfidën e së enjtes së Europa League kundër Rijekës për të marrë një fitore që do t’i shërbente për të vazhduar me paraqitjen e shkëlqyer të bërë në Vjenë dhe për të harruar shqetësimet e kampionatit. Por Milani luan edhe për një rikthim në Ligën e Kampioneve dhe dy ndeshjet e radhës në Serinë A janë vendimtare për ekipin e sidomos Montellën. Ironia e fatit do që kundërshtaret e radhës së Milanit të jenë Roma dhe Iinteri, dy rivale direkte për një vend mes 4 më të mirave të kampionatit.

sfidanti.al