Arsenali kërkon një pasuri të tërë nga Man-Siti për Sançezin

Megjithëse, fillimisht, u tha se Arsenali nuk do që t’ia shesë sulmuesin e vet, Aleksis Sançez, rivalit të tij në Premier Ligë, Mançester Sitit, tani, media shkruan se “topçinjtë” janë gati që ta shesin këtë futbollist efikas kilian për një shumë të madhe parash. Gazeta “Miror” shkruante, dje, se Arsenali kërkon nga Siti plot 80 milionë sterlina që t’ia shesë atij Sançezin. Kryesia e ManSitit ka bërë ofertën e parë prej 50 milionë sterlinash, duke e oficializuar interesimin e vet për futbollistin kilian.

Nga ana tjetër, sipas një burimi të afërt me vetë Sançezin, ky i fundit kishte marrë, kohët e fundit, nga Arsenali një ofertë për kontratë të re dyvjeçare, në bazë të secilës ai do të kishte një pagë javore prej 300 000 sterlinash, por se ky futbollist kilian, tani, do që të largohet nga ky  klub i anglez. Nëse lojtari në fjalë nuk do të pranojë asnjë nga ofertat e Arsenalit, ky i fundit, atëherë, rrezikon që ta humbasë, verën e ardhshme, Sançezin pa fituar asnjë paund!

Sfidanti.al