Wayne Rooney është kthyer zyrtarisht në shtëpinë e tij, Everton. Klubi nga Liverpooli bëri të ditur arritjen e akordit me Manchester United për të rimarrë sulmuesin që u formua në radhët e tij dhe që u largua në drejtim të Djajve të Kuq në vitin 2004. Rooney i ka kryer tashmë vizitat mjekësore ndërkohë që firmosi edhe kontratën me Everton që do të jetë 2 vjeçare. ‘Jam shumë i lumtur që Rooney vendosi të kthehet në shtëpinë e tij-tha trajneri i Evertonit, Ronald Koeman-ai ka një mentalitet fitues dhe kjo është ajo që i duhet skuadrës sonë,. nuk kam asnjë dyshim për aftësitë e tij.
sfidanti.al