Lukaku nuk e mban dot,  tregon se çfarë i tha atij Murinjo

Romelu Lukaku thotë se ai mezi pret që të fillojë bashkëpunimin me trajnerin e Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ndërsa vë në dukje se, tani, rrethanat janë shumë më ndryshe nga ato para tri vitesh, kur atë e shitën nga Celsi që, atëkohë, drejtohej nga specialisti portugez. Lukaku, në atë kohë, pati një episod të pakëndshëm te Celsi me Murinjon që, kur drejtonte “blutë” e Londrës, nuk e kishte shumë në konsideratë këtë futbollist solid belg, duke ua huazuar, fillimisht, Evertonit, ndërsa, më pas, duke ia shitur atë plotësisht. Por, megjithatë, ky lojtar belg, sikurse thotë vetë, mezi po pret që të fillojë të bashkëpunojë me Murinjon.

“Zhoze është një person, për të cilin unë kam dashur që të luaj, qëkur kam qenë 10 vjeç, ndërsa, tani, mua përsëri po më jepet rasti që të luaj nën drejtimin e tij. Javën e kaluar, ne kontraktuam dhe ai më shpjegoi se çfarë kërkon prej meje Junajtidi. Atëkohë, kur më shitën nga Celsi, unë isha një djalosh, shumë gjëra nuk i kuptoja, kurse, tani, gjithçka është ndryshe, kurse unë jam bërë më i pjekur. Murinjo synon që të bëjë prej meje një lojtar më të mirë dhhe unë kam fat që do të punoj nën drejtimin e tij”, thotë Lukaku.

Sfidanti.al