E ka thënë Moxhi ! Dikur thuhej italisht, tani e dëgjon shqip…

Si vjen puna, në ditët e mbretërimit të Moxhit në Itali, atëherë kur thuhej me krenari  italiane “ Është fat që kemi Luçianon në lojën tonë”, edhe gazetarët kishin frikë të lodronin me emrin e tij, ngaqë rrënjët e pushtetit mbërrinin edhe në media.  Sapo “mbretit” i shkulën kurorën nga koka dhe futbolli tregoj edhe njëherë se mbetet vitrinë e klasit të lartë për të tradhëtuar, emri i tij është ndaluar të përmendet në Itali, për t’u shndërruar në patologji në Shqipëri.  E ka thënë Moxhi dhe nuk diskutohet- duket sikur  Partizani e  ka vjedhur  tek “muzeu” i  Juventusit të atëhereshëm, kur fjala e tij ngatërrohej me zërin e Zotit të madh.  Pale kur dëgjon vetë Starovën, themeluesin e postit të drejtorit sportiv në kohën e italianëve që “pushtuan” të parët klubin,  duke thënë disa fjalë  që konvertohen si qokë për të huajt: “ Përse ka ardhur Moxhi? Tani do ta kuptoni më qartë se cilië është roli i drejtorit në një klub..”  {farë pritje , tipike shqiptare, duke vrarë veten për të nderuar mikun, ai që ka thumbuar me stilin e tij unik me frazën  se në tokën e moxhëve shqiptarë, Moxhi Italian nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm një shpresë drite në fund të tunelit..

Kur presidenti i Kukësit ka hedhur dorashkën me anë të një batute sfiduese “ Moxhi ka ardhur të pastrojë futbollin shqiptar”,  e qeshura ka vrapuar më shumë se vetë futbollistët, madje po ta ndiqje pa u lodhur, do ta shikoje veten tek shkallët e FSHF-së. Atje ku kanë 100 arsye për ta bërë të parët pyetjen e sinqertë:  përse ka ardhur Moxhi i madh në një futboll të vogël?  Si përgjigje, nëpër korridoret ku zakonisht bëhet loja “bio”,  nuk dëgjoje vetëm versionin  se Moxhi  mund të shkonte në shumë vënde të botës dhe të pritej me lule dhe jo me dyshime si tek ne, por ka zgjedhur Shqipërinë e futbollit, e cila vuan shumë, bëjnë të vuajnë edhe tifozët  dhe shtiret sikur është  më  e lumtur se Shqipëritë e tjera. Le të mos besojmë në zërat e çmendur që vetëm kobin nxjerrin nga goja, kur pa pikë turpi plotësojnë skedinën  sikur Moxhi , i cili ka gjak të ëmbël italian si De Biazi, të na dashurohet një ditë me “mbretin” tonë.   Është aq skile italiani, sa ke frikë edhe për fronin …

Sfidanti.al