E pabesueshme: Arturo Vidal bëhet më vëlla 30 vite më të ri se vetja!

Arturo Vidal nuk e fshehu zhgënjimin e tij të madh, kur ai dhe bashkëlojtarët e tij të Kilit u mundën 1-0 nga Gjermania në finalen e Kupës së Konfederatave, por një javë mbas zhvillimeve në Rusi, ku u zhvillua kjo Kupë, ky yll i përfaqësueses kiliane u vu përsëri në qendër të vëmendjes të tabloideve vendas, për shkak të lajmit të publikuar lidhur me të atin e tij. Familja e tij u shtua me një pjesëtar të ri dhe, po të doni besojeni ose jo, Arturo u bë me një vëlla që është 30 vite më i ri sesa ai dhe të cilin e lindi një vajzë e re 20-vjeçare, më të cilën argëtohet i ati i tij, Erasmo Vidal, 56 vjeç.

Arturo, vetë, është 30 vjeç, kështu që ai, tani, ka një vëlla 30 vite më të ri! “Shpresoj që edhe Vidali i ri të bëhet, gjithashtu, i rëndësishëm për futbollin në Kili. Ai sapo lindi dhe unë do t’i hedh topin e futbollit te këmbët. Arturo e di që është bërë më një vëlla të vogël, është i gëzuar dhe më tha se do ta bëjë futbollist vëllanë e tij të vogël”, u tha Erasmosi mediumeve kilianë.

Sfidanti.al