Arsenali i ofron Sançezit që të bëhet lojtari më i paguar në Premier Ligë!

Arsenali i Londrës po përpiqet që “ta lidhë” mbas vetes Aleksis Sançezin me një kontratë të re, duke pasur parasysh se ai mund të largohet nga ky klub. Trajneri Arsen Venger ka përgatitur një plan, sipas të cilit, Sançezi mund të bëhet lojtari më i paguar në Premier Ligë, nëse ai vendos firmën në kontratën e re.

Arsenali është gati që t’i japë Sançezit një pagë javore prej 300 000 sterlinash, nëse ai bie dakord që të qëndrojë në “Emirati” edhe gjatë periudhës së ardhme. Oferta më e mirë e parë ka qenë 225 000 sterlina në javë, kurse, më pas, ajo u rrit deri në 275 000 sterlina plus disa bonuse të ndryshme. Ndërsa, tani, u shkua edhe një hap më tej, duke arritur në 300 000 sterlina.

Sançezi nuk luajti në ndeshjen e parë të Premier Ligës të Arsenalit me Lesterin (4-3), për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë atë larg fushës rreth një javë.

Sfidanti.al