Mediumet në Angli shkruajnë se Liverpuli, më në fund, ia vuri çmimin Filipe Kutinjos, nëse vendoset se ai mund të largohet – 150 milionë euro, duke treguar, kështu, se “të kuqtë” edhe mund ta pranojnë largimin e një prej lojtarëve të vet më të mirë. Kutinjo, sikurse mësohët, tanimë, ka paraqitur një kërkesë zyrtare për transferimin e tij dhe, megjithëse, fillimisht, kryesia vuri në dukje se ajo nuk ka ndërmend që ta shesë këtë lojtar, tani, duket se klubi i “Enfildit” ka parashikuar mundësinë edhe që të ndahet nga futbollisti brazilian. Sipas “Dejli Rekordit”, Liverpuli do t’ia shesë Kutinjon Barcelonës për 150 milionë euro.
Klubi katalonjas, deri tani, ka bërë dy përpjekje të pasuksesshme për ta blerë Kutinjon, oferta e fundit – 100 milionë euro, ndërkohë që, sikurse thuhet, po përgatitet edhe e treta – 120 milionë euro që, sidoqoftë, është ende larg shumës që kërkon Liverpuli.
Sfidanti.al