Basketbollisti i Golden Stejtit, Stef Keri, tregoi se ai është, ndoshta, një nga koshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Ky basketbollist, në kampin e vet stërvitor, demonstroi para një numri të madh nxënësish të shkollave të mesme sesi realizohen koshat që vlejnë tre pikë, dhe jo duke e matur gjuajtjen drejt koshit, por me një shpejtësi të “shahut të shpejtë”.
Ky basketbollist mbrojtës i Golden Stejtit realizoi 23 gjuajtje trepikëshe nga 25 që gjuajti gjithsej, duke konfirmuar edhe më shumë faktin se ai me të drejtë konsiderohet si një nga konkurrentët më të denjë të Lebron Xhejmsit si basketbollisti aktual më i mirë në SHBA.
Sfidanti.al