Sezoni i ri, rregulla të reja në Angli: Disa të ashpra, disa jo shumë

Njëtrajtshmëria

Fushat e larmishme, si ajo e Lester Sitit, nuk lejohen më. Që sot e tutje, lejohen vetëm fushat e gjelbra me vija të bardha dhe horizontale tradicionale

 

Top i ri

Top i ri zyrtar i kampionatit është Nike Ordem V. Sapo shigjetat e orës të kthehen një orë mbrapsht mbas përfundimit të kohës së verës, në fushë do të shfaqet versioni dimëror i topit, ai që e bën atë më të dukshën në fushë.

 

Luftë simulantëve

Gjyqtarëve, edhe më parë, nuk u kanë pëlqyer dajverët (zhytësit)! “Aftësitë artistike” të lojtarëve do të vlerësohen nga një komision special gjatë ditëve të hëna. Dhe, në rast se komisioni vendos së rënia e ndonjë lojtari në fushë, midis “mundimeve” të mëdha, është teatrale dhe simuluese, futbollisti do të kërcënohet me diskualifikim.