Ku humbi Osman Dembele? Ç’ne që  u gjet “koka”… në Barcelonë!

Ky futbollist francez është marrë vesh për kushtet personale dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin e “Kamp Nout”, shkruajnë mediume të ndryshme spanjollë, sipas të cilëve, ky transferim është pothuajse realizuar. Dembele, pardje, u shpall “i zhdukur”, mbasi nuk mori pjesë në stërvitje bashkë me lojtarët e tjerë të Borusias së Dortmundit. Madje, kjo e fundit nuk e dinte se ku ndodhej ky lojtar, ndërsa, tani, duket qartë se ai ndodhet para shpërnguljes për në Barcelonë.

Sipas medias, Dembele do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare dhe ai do të fitojë 10 milionë euro për sezon. Sidoqoftë, në Borusia, thonë se ata nuk kanë ndërmend që ta shesin këtë futbollist që, në fakt, është ndër më të mirët në këtë ekip, por, sidoqoftë, klubi dortmundas shpreson të inkasojë 100 milionë euro nga shitja e tij.