Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil vazhdojnë të jenë temë diskutimi në mediat sportive sidomos tani që është hapur merkatoja dimërore. Mesfushori gjerman dhe sulmuesi kilian nuk I kanë rinovuar kontratat e tyre me Arsenalin dhe zërat për largimin e tyre bëhen gjithnjë e më të shumta.tashmë është krijuar një situatë ku edhe trajneri Arsen Venger po humbet durimin.
‘Sançes dhe Ozil janë drejt mbylljes së kontratës? Nuk i kemi humbur ende këta futbollistë dhe nëse kjo do të ndodhë atëherë do sjellim në skuadër lojtarë cilësorë që mund t’i zëvendësojnë-është shprehur trajnri i Topçinjve të Londrës kur u pyet për të ardhmen e pasigurt të këtyre dy futbollistëve.
Sfidanti.al