DeRozan u thotë yjeve të NBA-së: Jam edhe unë mes jush!

Ishin dy gjuajtjet e lira të tij që e shpëtuan ekipin momentalisht nga humbja, dhe i dhanë mundësinë të shkonet tek fitorja. DeMar DeRozan shkëlqeu për Toronton ndaj Milukit, në një ndeshje që u vendos pas kohës shtesë me shifrat 131-127. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, DeRozan shënoi dy gjuajtje të lira duke barazuar rezultatin 114-114.

DeRozan shënoi 52 pikë në 43 minuta, dhe kjo shifër është jo vetëm rekordi personal, por edhe rekordi i klubit në të gjithë historinë. Ylli vendas kapi edhe 5 topa në tabela, dha 8 asistë, pati 1 vjedhje topi, dhe 1 bllokim gjuajtjeje.

Aspak keq në gjuajtje me mesatare gjati 60 për qind realizimi për dy pikë, dhe 55 për qind për tri pikë, po ashtu pa gabuar asnjë nga 13 gjuajtjet e lira.

Ishte pra mbrëmja e tij, dhe DeRozan e tregoi veten se pavarësisht jo gjithnjë në qendër të vëmendjes, është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të dalluar të NBA-së. Jo më kot, Toronto prej disa vitesh është një nga skuadrat më të mira të Lindjes dhe të gjithë ligës. Për momentin, Raptorsi ka 25 fitore e 10 humbje, thuajse baraz me Bostonin kryesues (30 fitore, 10 humbje), duke qenë më mirë sesa Klivlendi i Lebron xhejmsit.

Në suksesin e vështirë ndaj Miluokit, Kajl Louri shënoi 26 pikë, ndërsa mbrojtja e Torontos e mbuloi mirë yllin e miqve, Antetokumpo, që shënoi vetëm 26 pikë, edhe pse kapi 9 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistë. Shënuesi më i mirë për Miluokin ishte Bledsou me 29 pikë.

Sfidanti.al