Edhe kjo nuk mendohej se mund të ndodhte. Sapo imazhet e Tv-së e kanë fiksuar, kanë vërshyer shumë pyetje. Asgjë nuk është e çusitshme në futboll. Helena Seger, gruaja e Zllatan Ibrahimoviç, bashkë me fëmijët kanë kaluar një fundjavë italiane në Romë. Edhe kur Ibra lunate në Itali, familja nuk e mbante secrete lidhur me dashurinë për kuzhinën italiane dhe shopingun. Duke ndjekur hapat e familjes, shumë vetë pyesin me kureshti: “ Mos vallë Zllatan do të kthehet përsëri?” Akoma mbahet mend një frazë e bujshme e suedezit “ Një ditë do të shkoja në Napoli për të lënë futbollin”.
Sapo ka filluar aventurën me Mançester Junajted dhe familja ka marrë një shtëpi jashtë qytetit të Mançesterit, ku fëmijët shpesh lodrojnë më topin…duke shënuar në një portë. Ndersa babai i tyre, që e ka për zakon të dërgojë topin në portën e kundershtarit..ka 5 ndeshje që nuk shënon. Më e keqja pas ndeshjes me {elsin ku të gjithë u turpëruan dhe Ibra u gjente force për të qeshur, një ish-futbollist, Sten Kollymor ka komentuar se “ është shumë i vjetër për futbollin e anglez dhe mos e keqkuptoni kur ai qeshë”. Në moshën 35 vjeçare, jo gjithmonë paratë të tregojnë rrugën ku duhet të shkosh. Italia është vendi ideal dhe këtë e paralajmërojnë edhe fanelat e Romës që kanë veshur fëmijët e tij.