Alison: Edhe Nejmari më pyeti sesi e shënova golin për Liverpulin

Portieri i të kuqve ishte me yllin e PSG-së në kombëtaren e Brazilit, ndërsa luajtën Kupën e Amerikës. Në një intervistë të dhënë në Angli, në prag të nisjes së sezonit, Alison Beker tregon se edhe vetë Nejmari kishte mbetur i habitur me golin që ai shënoi në Premier Ligë për Liverpulin. Kjo ndodhi në sekondat e fundit ndaj Uest Bromit në maj, duke ndihmuar ekipin që të kualifikohej për në Champions. “Në Brazil të gjithë më përmendnin golin, – tha Alisoni, – të gjithë, pa kaluar as dy minuta. Madje edhe Nejmari. Madje, gjatë stërvitjeve në Kupën e Amerikës unë dola disa herë në rolin e sulmuesit. Gjithsesi, për mua ai gol nuk ishte një e papritur”.

Sfidanti.al