Pogba, 4 asiste ndaj Lidsit dhe një ftesë bindëse e tifozëve për të qendruar

Ole Gunar Solskjer më në fund e ka kuptuar dhe ka refuzuar të hyjë në lojë luftash me agjentin e tij. Pol Pogba kishte nevojë për liri veprimi për të shprehur klasin e tij, pak a shumë siç bën te kombëtarja e Francës, dhe trajneri duket se po ia jep këtë gjë tek Mançester Junajtidi. Mesfushori francez shkëlqeu në fitoren 5-1 ndaj Lidsit në “Old Traford” në nisje të Premier Ligës duke dhënë 4 asistë e duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Nota e tij ishte 9.5, pra thuajse 10-ta maksimale. Së bashku me Bruno Fernandesin, ata krijuan një partneritet në mesfushë që e ngjiti nivelin e lojës në lartësi që rrallë janë parë së fundmi. Publiku prej 72 000 vetësh në “Old Traford” e brohoriti kampionin e botës dhe mediat angleze thonë se pikërisht tifozët, por edhe aftësia e Mançester Junajtidit për të fituar më në fund titullin, mund ta bindin Pogbanë për të qendruar. Kontrata e tij përfundon qershorin e ardhshëm.

Sfidanti.al