Kampionati spanjoll nis këtë fundjavë dhe mediat iberike po përpiqen ta prezantojnë sa më mirë dhe sa më gjerësisht të jetë e mundur. Përtej parashikimeve në garën për titull dhe transferimeve, përtek krizës së Barçës dhe konfliktit të dy gjigandëve me La Ligën, ka edhe një renditje interesante të lojtarëve që kanë ndërruar më shpesh ekipet në këtë kampionat. Në vendet e para janë së bashku Karlos Aranda dhe Moises Garsia që kanë luajtur me nga 11 ekipe të ndryshëm. Aranda ka qenë me Osasunën, Numansian, Albaseten, Vijarrealin, Seviljen, Mursinë, Granadën, Levanten, Saragozën, Granadën e Las Palmasin, ndërsa u tërhoq në 2016. Garsia luajti për Saragozën, Osasunën, Leganjesin, Seltën, Vijarrealin, Seviljen, Kordobën, Elçen, Nastikun, Ehidon dhe Hueskën. Mes atyre me më shumë fanela është edhe Roberto Soldado (në foto) që ka luajtur me 9 ekipe nga të cilët 7 në La Liga. Ish-lojtari i Realit, Valencias e Vijarrealit këtë vit do të luajë për Levanten.
Sfidanti.al