Alexis Sanchez, çfarë i rikutojnë përditë shokët tek Arsenali

Ish ylli i Barcelonës, Alexis Sanchez – ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin dhe shumë media e lidhin atë me në largim të mundshëm nga Anglia me destinacion të mundshëm Italinë.

Por, në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit, Alexis Sanchez, ka thënë se ndihet mirë te “Topçinjtë” dhe se është i rëndësishëm për këtë klub.

“Unë ndihem një lojtar shumë i rëndësishëm dhe bashkëlojtarët ma rikujtojnë çdo ditë”, tha fillimisht Sanchez. “Mundohem që t’ua vërtetojë se jam lojtar i rëndësishëm, këtë e bëj ndeshje pas ndeshje”.

“Jam i lumtur dhe ndihem shumë mirë në këtë klub. Tifozët na mbështesin gjatë gjithë kohës dhe për këtë dua që t’i gëzojmë ata me një titull. Duhet të fitojmë Premierligën e ose Ligën e Kampionëve për ta”, shtoi më tej Sanchez.