Mallkimi i 2017-tës, Liverpuli dy herë në avatazh dhe nuk fiton!

Sunderalnd ka ndalur Liverpoolin në një barazim 2:2 në ndeshjen e parë të tyre në vitin 2017

Skuadra e Sunderlandit ka barazuar 2:2 me Liverpoolin, në ndeshjen e tyre të parë në Vitin e Ri 2017.

Liverpool dy herë kaloi në epërsi në këtë ndeshje me golat e Sturridge dhe Mane, por Sunderland u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar nga penalltia nga Defoe.

Në këtë ndeshje për 79 minuta luajti edhe Adnan Januzaj, i cili tregoi paraqitje shumë të mirë.

Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 5 më pak se sa Chelsea në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.