Nga Anglia vjen një studim I ri për Premier League dhe rifillimin e tij dhe në të përfshihen pezullimi I sistemit VAR dhe kryerja e 5 zëvendësimeve. Është e përditshmja ‘Daily Express’ që bëri të ditur hedhjen e lësaj ideje teksa thekson se këto dy ide të reja hidhen duke u bazuar te ruajtja e shëndetit.
Mësohet se VAR është në një fushë qendrore pranë aeroportit londinez të Heathroë, në një ndërtesë në Stockley Park ku janë 3 specialistë të moviolës të cilëve iu është dhënë detyra e ndjekjes së ndeshjeve dhe dhënies se direktivave arbitrave. Sipas ‘Daily Express’ kjo procedurë do të ekspozonte personat e përfshirë në sistemin VAR.
Ndërsa propozimi për të cuar në 5 numrin e zëvendësimeve ka të bëjë me maratonën prej 92 ndeshjesh në 40 ditë që mendohet të luhen për të përfunduar kampionatin anglez. Ditën e premte do të mblidhen drejtuesit e klubeve të Premier League për të vlerësuar këtë propozim, ndërkohë që do të diskutojnë edhe në lidhje me pagën e futbollistëve.
Sfidanti.al