Heung Min Son do ta ‘paguajë’ ndërprerjen e Premier League Angleze me një muaj stërvitje ushtarake me marinsat . Sulmuesi I Tottenhemit , që është kthyer në Korenë e Jugut do të kryejë këtë detyrim të paktën deri në 30 prill kur mendohet se do të rinisë kampionato anglez.
Futbollisti I Hotspurs kishte fituar të drejtën e mos kryerjes së shërbimit ushtarak pas fitores së medaljes së artë në turneun e futbollit në Lojërat e Azisë me Korenë e Jugut në vitin 2018, por tani nuk do të mund t’I shmanget ushtrisë teksa në 20 prill do të nisë stërvitjen në një bazë në ishullin Jeju
Në Korenë e Jugut, ligji parashikon që të gjithë meshkujt janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak për të paktën 18 muaj, por sportistët që fitojnë medaljen e artë në Lojërat Aziatike ose cdo lloj medalje tjetër në Lojërat Olimopike mund ta konvertojnë atë në një periudhë stërvitjeje ushtarake dhe shërbim për komunitetin.
Sfidanti.al